
Një rast i rëndë kriminal, i cili tronditi Fushë Kosovën, ka marrë epilog të shpejtë hetimor.
Gazeta Sinjali mëson se Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për “Vrasje në tentativë”, rast që ndodhi më 23 janar 2026, rreth orës 15:00, në rrugën Pejës, në Sllatinë, pranë Motelit Villa “Pisha”.
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari është identifikuar pas veprimeve intensive hetimore nga njësitë e NJHP-së, ndërsa arrestimi është realizuar më 26 janar 2026.
I dyshuari është: Shkëlzim Jashari, ndërsa viktima në këtë rast është Ajet Krasniqi.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në NJHP – Prishtinë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare.
Në koordinim me Prokurorinë, ndaj tij është marrë vendim për ndalim 48-orësh.
Sinjali mëson se gjatë trajtimit të rastit, hetimet kanë ngritur dyshime serioze se përveç tentimvrasjes, i dyshuari e ka kryer edhe veprën penale “Grabitje”, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash viktimës dhe më pas e ka lënë në gjendje të rëndë, duke e ekspozuar ndaj rrezikut për jetë.
Rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e hetuesisë, ndërsa priten veprime të tjera procedurale nga Prokuroria.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
LEXO EDHE:


