Kryetari i Lidhjes se Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj më stafin e Lidhjes, priti në takim pune përfaqësuesit e Unionit Shqiptaro-Gjerman të udhëhequr nga Kryetari Nuhi Krasniqi së bashku më kryetarin e degës në Kosovë, Nuredin Imeraj.
Gjatë këtij takimi në mes Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe Unionit Shqiptaro-Gjerman, diskutimet përqendruan në bashkëpunimin në fusha të ndryshme, zhvillimin ekonomik, mundësitë për investime të huaja dhe interesin e bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë.
Po ashtu, u diskutua për koordinimin me bizneset e diaspores shqiptaro-gjermane për të përshpejtuar investimet në vend.
Ky bashkëpunim parashikohet të sjellë përfitime të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në rritjen e investimeve nga kompanitë gjermane në Republikën e Kosovës.