Varret masive në Zubin Potok, mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok fillimisht dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.


Sipas Garës, pas ekzaminimit mjeko-ligjor, mostrat referuese biologjike dërgohen për testim të ADN-së në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, i cili e ka selinë në Holandë.

“Pastaj mostrat referuese biologjike dërgohen për testim në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që e ka selinë në Holandë. Atje i nënshtrohen edhe një testimi”, ka deklaruar Gara.

Ai ka bërë të ditur se rezultatet e analizave të ADN-së mund të marrin rreth 4 deri në 6 javë, ndërsa institucionet kosovare, sipas tij, do t’i trajtojnë me prioritet çështjet që janë në kompetencën e tyre.

Artikuj të tjerë

Back to top button