Mourinho te Reali?

Jose Mourinho po pritet nga momenti në moment që të zyrtarizohet si trajner te Real Madridi.
Kjo do të shënonte kthimin e tij në “Santiago Bernabeu” si kryetrajner i Mbretërve pas 13 vjetësh.
Tashmë janë intensifikuar spekulimet se portugezi do të provojë një herë të dytë në krye të klubit më të madh në botë.
Ai raportohet se ka refuzuar kontratën e re nga Benfica, klubi të cilin e udhëhoqi sivjet.



