Muriqi nominohet për lojtarin e sezonin në La Liga

Sezoni 2025/26 në La Liga ka përfunduar këtë të diel, duke mbyllur një edicion që u konsiderua si një nga më interesantët në vitet e fundit në futbollin spanjoll.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit, La Liga publikoi listën e pesë futbollistëve të nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit.

Në mesin e emrave më të mëdhenj të kampionatit nuk mungoi as ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij në Spanjë.

Sulmuesi kosovar është nominuar përkrah emrave të njohur si Lamine Yamal, Pablo Fornals, Nicolas Pepe dhe Kylian Mbappe.

Artikuj të tjerë

Back to top button