
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të transportojë një valixhe brenda së cilës kishte një AK-47 (kallashnikov) me 68 fishekë.
Sipas policisë, transportimi ka ndodhur përmes një autobusi, ndërsa arrestimi është bërë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, më 16.09.2026, rreth orës 07:00.
Policia ka bërë të ditur se arma është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit i cili ka iniciuar veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit, ose shitjes së paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse.



