Ndërhyrje në procesin zgjedhor? Bogujevci e VV-së kapet duke biseduar me komisionerin pranë vendvotimit në Vranidoll

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është parë pranë qendrës së votimit në Vranidoll të Prishtinës duke biseduar me një komisioner zgjedhor.

Teksa në vend po zhvillohet balotazhi për zgjedhjet lokale, një fotografi që ka siguruar Paparaci shfaq dyshime për ndërhyrjen e deputetes së LVV-së në procesin zgjedhor.

Bogujevci shihet teksa në oborr bisedon me një komisioner dhe dy persona tjerë të panjohur deri më tani.

Ndonëse nuk dihet natyra e bisedës, prania e përfaqësuesve politikë pranë qendrave të votimit gjithmonë ngjall interes dhe dyshime për ndikim.

Gjatë ditës së zgjedhjve, çdo kontakt me komisionerët zgjedhorë nga përfaqësues politikë mund të konsiderohet shkelje e rregullave, për të cilat mund të kërkohet edhe hetim nga organet përgjegjëse.

Balotazhi i sotëm pritet të përcaktojë fituesit në disa komuna kyçe të vendit, përfshirë Prishtinën dhe Mitrovicën, ku gara është mjaft e ngushtë dhe po ndiqet me interes të madh nga qytetarët dhe partitë politike.

Artikuj të tjerë

Back to top button