Në pikën kufitare të Vërmicës dogana zbulon se në një veturë u gjenden 30 mijë euro të padeklaruara

Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, sot në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, kanë përzgjedhur për kontroll një veturë.

Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në shumën prej 30,000.00 euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore. Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, personat që kalojnë kufirin e Kosovës, në hyrje ose dalje, duke bartur instrumente monetare prej 10,000.00 euro apo më shumë, përfshirë kundërvlerën në valuta të tjera, duhet të deklarojnë me shkrim pranë zyrtarit doganor shumën dhe burimin e verifikueshëm të tyre.

Dogana e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe të qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare.

Artikuj të tjerë

Back to top button