Kanosi një burrë pas një mosmarrëveshje, ndalohet nga policia një person në Dollc të Suharekës

Një person është arrestuar në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës, nën dyshimin se ka kanosur një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Gjatë trajtimit të rastit, Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pushkë gjuetie, për të cilat është konfirmuar se posedoheshin me leje përkatëse. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes që ka në fshatin Delloc të Suharekës.Sipas policisë, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy burrave, të dy shtetas të Kosovës.

Njëri prej tyre dyshohet se ka kanosur tjetrin, ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë është arrestuar si person i dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar edhe dy pushkë gjuetie, të cilat, sipas njoftimit zyrtar, posedoheshin me leje përkatëse.Raporti nuk sqaron nëse armët janë përdorur apo janë shfaqur gjatë kanosjes, si dhe nuk jep hollësi për natyrën e mosmarrëveshjes.Pas arrestimit dhe procedurave përkatëse, prokurori kompetent ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosje”, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarit mbetet për t’u përcaktuar nga organet kompetente të drejtësisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button