Nje grua raporton ne polici se u kërcënua vazhdimisht me vrasje nga bashkëshorti i saj, policia arreston të dyshuarin

Nje rast i rëndë u raportua në Prishtinë, pasi një grua raportoj ne polici se burri saj A.M 38vjeçar e kishte kërcënuar vazhdimisht me vrasje.

Pas marrjes së informacionit policia ka nderhyrë duke marrë veprimet hetimore lidhur me rastin, dhe i dyshuari u dergua në mbajtje, ku më pas u intervistua pranë avokatit të tij mbrojtës.

Lidhur me rastin u njoftua dhe Qendra për Punë Sociale dhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave.

Ndërkaq me urdhër të prokurores kujdestare rasti u inicua si veper penale “Dhunë në familje”, dhe rasti mbetet nën hetim.

Artikuj të tjerë

Back to top button