Një qytetar nga Deçani u rrezua në zebra, i bie arma e zjarrit me nëntë fishekë, arrestohet nga policia

Një situatë e pazakontë ka çuar në zbulimin e një arme zjarri në Deçan më dje rreth orës 09:35.
Derisa një qytetar po kalonte vendkalimin e këmbësorëve, ai është rrëzuar në rrugë, dhe në atë moment, nga brezi i tij i ka rënë një pistoletë.

Ngjarja është vërejtur menjëherë nga patrulla policore që ndodhej afër, e cila ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar të dyshuarin, duke e shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë së bashku me 9 fishekë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

Artikuj të tjerë

Back to top button