
Një vajzë e re është rrëzuar papritur në rrugë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 dje në rrugën “Nëna Terezë”, përballë KAM Market.
Viktima është identifikuar si F.K, 26-vjeçare.
Pas raportimit se një person ishte parë i shtrirë në rrugë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë njësitë policore dhe autoambulanca.
Ekipi mjekësor ka intervenuar në vend, por për të renë tashmë ishte tepër vonë. Mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo ishte pa shenja jete.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë siguruar gjatë trajtimit të rastit, tregojnë se 26-vjeçarja është rrëzuar vetvetiu.
Trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku pritet të kryhen ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes



