
Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, në rrugën “Avni Saraçi” në Vushtrri. Zyrtari policor kishte vërejtur substancën e dyshimtë në tokë, në hapësirën e kompleksit të banesave ku banon, ku më pas për rastin i kishte njoftuar kolegët e tij.
Rreth orës 19:30, informacioni është përcjellë te njësitë përkatëse policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar substancën e gjetur. Me urdhër të prokurorit tashmë është hapur rast penal për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope”
Pas peshimit, është konstatuar se bëhej fjalë për 13.1 gramë substancë të dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar



