
Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ në Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), ka marrë përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të këtij institucioni, pas shkarkimit të Vlora Hysenit e cila mbajti këtë pozitë.
Vendimi është marrë përmes një urdhri të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për delegim kompetence të datës 22.09.2026, i cili përcakton se Lila do t’i ushtrojë këto kompetenca deri në emërimin e drejtorit të ri të SHISH-it.“
Z.Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, t’i delegohen përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në urdhër.
Tashmë ish-shefja e shërbimit sekret shqiptar, Vlora Hyseni, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të të dhënave sekrete.
Ndërkohë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtorit të SHISH-it.Dekreti është nxjerrë me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dhe bazohet në nenin 93 të Kushtetutës dhe në ligjin “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”.Në dekret thuhet se “zonja Vlora Hyseni shkarkohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”.
Sipas urdhrit për delegimin e kompetencave, Elvis Lila do të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat administrative të drejtorit të SHISH-it deri në emërimin e drejtuesit të ri.Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Vlora Hyseni, u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare të Morinës.



