Pasojat e zjarrit të madh, Kryebashkiaku i Himarës: Vijon puna për rikthimin e normalitetit!

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka publikuar pamje nga situata në zonat e prekura nga zjarri i madh i një dite më parë, ku duken dëmet e shkaktuara nga flakët.

Tavo bën me dije se, pas një nate të vështirë, puna në terren vijon për shuarjen përfundimtare të vatrave dhe rikthimin gradual të normalitetit.

Me ndihmën e ndërhyrjes nga ajri, u bë e mundur eliminimi i vatrave ku ndërhyrja nga toka ishte e pamundur.

Forcat zjarrfikëse vijuan punën edhe në orët e para të mëngjesit, duke shuar trungjet e ullinjve që vazhdonin të digjeshin.

Ndërkaq, punonjësit e Bashkisë Himarë janë angazhuar për largimin e mbetjeve të shkaktuara nga zjarri dhe rikthimin gradual të normalitetit në zonat e prekura.Ndërsa vijon evidentimi i dëmeve të shkaktuara, Tavo thekson se pamjet e sotme duhet të shërbejnë si një moment reflektimi për pasojat e rënda që mund të shkaktojë zjarri, qoftë ai aksidental apo i qëllimshëm.

Artikuj të tjerë

Back to top button