
Gjatë trajtimit të rastit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë, si dhe një predhë të shkrepur.
Te personi, i cili figuron njëkohësisht si viktimë dhe i dyshuar, i është gjetur edhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.



