Prokuroria nis hetimet për rastin e 43-vjeçares në Klinë, do të intervistohet stafi mjekësor

Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të sigurojë dokumentacionin mjekësor të 43-vjeçares, e cila ndërroi jetë gjatë transportimit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë drejt Spitalit Rajonal në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar , zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se, përveç mbledhjes së dokumentacionit mjekësor, do të intervistohen edhe pjesëtarët e stafit mjekësor që u përfshinë në trajtimin e pacientes, si dhe dëshmitarët e pranishëm.

Ndërkohë, trupi i pajetë i 43-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, njofton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të QKMF-së në Klinë, gjendja e pacientes ishte përkeqësuar pas marrjes së terapisë, ndërsa më pas kishte shfaqur një reaksion alergjik.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Artikuj të tjerë

Back to top button