Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka bërë të ditur se së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë hapat institucionalë për inicimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se projektligji është përgatitur dhe kompletuar me dokumentacionin përkatës, por ende nuk është dorëzuar zyrtarisht për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.

“Megjithatë, deri më tani nuk kemi proceduar me dorëzimin zyrtar të kërkesës, për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, duke theksuar se vlerat e luftës së UÇK-së “meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit”.

Artikuj të tjerë

Back to top button