
Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë po dyshohet për të shtëna me armë.
Sipas burimeve të lajmi.net, policia ka tentuar të bastisë një banesë, që është raportuar se ka narkotikë, por i dyshuari thuhet se i ka gjuajtur nga ballkoni i banesës narkotikët dhe i ka sulmuar me armë policët.
TandemPress ka kontaktuar me policinë për këtë rast, por deri më tani ende nuk ka marr përgjigje për këtë rast.


