Rrahje në Magure të Lipjanit, dy prej personave transferohen në QKUK pasi morën lëndime të rënda

Një rrahje mes disa personave në fshatin Magure të Lipjanit ka ndodhur sot, më 24.06.2026. Burimet bëjnë të ditur se në rast janë përfshirë rreth tri familje të dy nacionaliteteve, ashkali dhe shqiptar.

Policia në Lipjan ende nuk i ka intervistuar palët e përfshira, ku thuhet se disa prej tyre ende po marrim trajtim mjekësor.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan e ka konfirmuar po ashtu këtë rast, por nuk ka dhënë informata tjera shtesë lidhur me rastin. Nga informatat jo-zyrtare bëhet e ditur se dy prej personave të përfshirë në rast janë transferuar në QKUK, nga ekipet e QKMF-Lipjan.

Artikuj të tjerë

Back to top button