Situatë e qetë në pikat kufitare pritjet 3 deri në 5 minuta

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim bën Hani i Elezit, ku në hyrje të automjeteve pritjet janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa kolona raportohet rreth 100 metra. Në dalje, pritjet janë 3 deri në 5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Ndërkohë, në të gjitha pikat e tjera kufitare, kolonat për automjete janë zero, ndërsa pritjet mbeten minimale.

Edhe për kamionët situata është e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona në hyrje apo dalje.

Artikuj të tjerë

Back to top button