Skandali i showbizit dhe videot intime të personazheve publike: Policia e Tiranës nis hetimet, tregon se po identifikohen IP-të dhe faqet që i shpërndanë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale.

Njëkohësisht, po ndërmerren procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Artikuj të tjerë

Back to top button