Sulmohet një mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një mjek në vendin e tij të punës në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Viti.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 02:38.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar viktimën, po ashtu mashkull kosovar, i cili ishte duke punuar si mjek në qendrën shëndetësore.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur një sprej OC.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Artikuj të tjerë

Back to top button