Vizita mjekësore në Qendrën e Pensionistëve në Mitrovicë, ofrohen kontrolle falas për qytetarët

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Hipertensionit, e cila u shënua më 17 maj, stafi mjekësor i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë realizoi një vizitë mjekësore në Qendrën e Pensionistëve në Mitrovicë.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me ekipin e KosovaMed, në krye me Dr. Ali Hotin, ku pacientët u pritën me kujdes dhe profesionalizëm nga stafi shëndetësor.

Gjatë vizitës, qytetarëve iu mat tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit, ndërsa morën edhe këshilla të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e komplikimeve nga hipertensioni dhe sëmundjet tjera shoqëruese.

Nga organizatorët u shpreh respekt i veçantë për mantelbardhët e Mitrovicës, të cilët vazhdojnë të jenë pranë pacientëve përmes shërbimeve në teren.

Shërbimi paliativ, i mbështetur nga KosovaMed dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, po ofrohet pa pagesë, duke u mundësuar pacientëve kujdes mjekësor në ambientin ku ndihen më të sigurt dhe më pranë familjarëve të tyre.

Për më shumë informata ose për të kërkuar shërbim, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin:
+383 45 822 824.

Artikuj të tjerë

Back to top button