“Zgjedhje te reja në dhjetor”, Haradinaj tregon skenarin që pritet të ndodhë

Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet politike dhe skenarin që, sipas tij, mund ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin dhjetor.

PDK ka qenë e gatshme me bashkëpunu me Kurtin. Edhe LDK kanë deklaruar publikisht”, ka thënë Haradinaj.Ai ka folur edhe për procedurat që mund të pasojnë, duke pretenduar se çështja do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese edhe nëse opozita nuk e dërgon atë.

Edhe nëse ne s’e çojmë, opozita, rastin në Kushtetuese, kanë me e dërguar vetë VV-ja”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinajt, një tentativë për të krijuar një afat të dytë prej 30 ditësh do të ngrinte çështje kushtetuese.

“Nëse mundohen me ia dhënë vendit një 30-ditësh të dytë, e ndryshojnë Kushtetutën”, ka thënë ai.Haradinaj ka pohuar se skenari përfundimtar mund të jetë që vetë Vetëvendosje t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me synimin që vendi të shkojë në zgjedhje gjatë dhjetorit.

“Nëse s’e çon opozita rastin, e çon VV për me çu Kosovën në zgjedhje në dhjetor”, ka deklaruar Haradinaj.

Artikuj të tjerë

Back to top button