
Një zjarr i madh ka kapluar pyjet e fshatit Ratishi i Epërm në Deçan. Sipas banorëve të kësaj zone zjarrfikësit dhe qytetarët, së bashku janë angazhuar për të shuar zjarrin.
Më tutje banorët thonë se tereni ishte shumë i papërshtatshëm për kamionët e zjarrfikësve, por në fund zjarri u lokalizua. Banorët thonë se dëmet janë shumë të mëdha, pasi janë djegur edhe shtylla elektrike, por fatmirësisht arritëm ta shpëtonim trafon.
Ata kanë falënderuar zjarrëfikësit dhe qytetarët për ndihmën në shuarjen e zjarrit.



