
Një 29-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në komunikacion në Llukar të Prishtinës.
I riu është rrëzuar nga motori gjatë lëvizjes me të.
Ekipi kujdestar në Qendrën Emergjente i ka ndërmarrë të gjitha masat për ta mbajtur në jetë të riun, mirëpo si pasojë e lëndimeve të marra, i njëjti ka vdekur.
Viktima është i lindur në vitin 1997.



