Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 125 raste për 2 javë

Gjatë periudhës 17-31 korrik, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, janë trajtuar gjithsejtë 125 raste të reja.

Në mesin e tyre, janë trajtuar raste të dhunës në familje, të vrasjes në tentativë, krime të luftës e trafikim me njerëz, transmeton IndeksOnline.

Rastet e trajtuara janë si në vijim:

  • 87 raste të dhunës në familje;
  • 4 raste të vrasjes në tentativë;
  • 1 rast i krimeve të luftës;
  • 1 rast i trafikimit me njerëz;
  • 6 raste të kanosjes;
  • 1 rast i ngacmimit;
  • 4 raste të ngacmimit seksual
  • 1 rast i sulmit;
  • 6 raste të lëndimit të lehtë trupor;
  • 1 rast i rrëmbimit;
  • 3 raste të dhunimit;
  • 1 rast të mundësimit të trafikimit dhe detyrim në prostitucion;
  • 2 raste të bashkësisë jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç;
  • 1 rast i grabitjes;
  • 6 raste të mospërfilljes së Gjykatës;
  • 109 seanca gjyqësore
  • 20 seanca në prokurori
  • 3 aktgjykime dënuese
  • 3 aktgjykime refuzuese;
  • 3 përfaqësime në Polici
  • 3 kërkesa për urdhër mbrojtës në proces;
  • 1 kërkesë për urdhër mbrojtës të refuzuar nga Gjykata;
  • 2 kërkesa për urdhër mbrojtës të tërhequr nga pala
  • 16 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent të aprovuara
  • 5 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent në proces
  • 1 kërkesë për urdhër mbrojtës i përkohshëm emergjent të aprovuar
  • 26 deklarata të pëlqimit të viktimës;
  • 1 kërkesë për kompensim të dëmit në pritje;
  • 66 këshilla juridike, 4 referime të rastit në QPS
  • 21 referime të rastit në Strehimore, 7 përfaqësime në strehimore.

Artikuj të tjerë

Back to top button