Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

Sot është nënshkruar koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në Mitrovicë, ku kjo e fundit ka vendosur që t’i japë mbështetje në balotazh kandidatit Arian Tahiri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Marrëveshja e koalicionit u nënshkrua nga Arian Tahiri kandidat për kryetar nga PDK dhe Gëzim Plakolli ish kandidat i LDK-së për kryetar.

Të pranishëm në këtë moment ishin edhe përfaqësues të AKR-së, partner koalicioni i PDK-së që para 12 tetorit, si dhe Safet Kamberi, ish nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe ish kandidat i LDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2017

Artikuj të tjerë

Back to top button