22 vjeçari qëllon vetën me armë në oborrin e shtëpisë, çka dihet deri më tani për rastin e ndodhur në Lagjen “Marigona” në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Marigona, ku një 22-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij, ku i riu dyshohet se ka përdorur një pistoletë për të qëlluar veten në kokë.

Pas rastit u transportua me urgjencë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku sipas informacioneve i riu ishte me shenja jete.

Ndërkaq, detajet tjera lidhur me rastin mbeten të paqarta.

Artikuj të tjerë

Back to top button