27-vjeçari ishte i denuar për vepren penale të kanosjes, pasi kishte kërcënuar të fejuaren e tij, sipas të dhënave paraprake dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike

Adonis Demiri, i cili u gjet i vdekur bashkë me foshnjën e tij në fshatin Demiraj të Gjilanit, më 01.11.2026 ishte dënuar për veprën penale të kanosjes ndaj të fejuarës së tij.Ai ishte shpallur fajtor për veprën penale “Kanosja”- nga Gjykata Themelore e Gjilanit, Dega në Kamenicë.

27-vjeçari kishte qëndruar dy muaj në paraburgim në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi dyshohej se kishte përdorur substanca narkotike të llojit “kokainë”

Me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi me burgim ishte zëvendësuar me gjobë në vlerë prej 1 mijë e 800 eurosh, të cilën ai ishte i detyruar ta paguante brenda 15 ditësh

Ndaj 27-vjecarit Demiri, ishte shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, në bazë të dispozitave ligjore që rregullojnë procedurat penale ndaj kryerësve me çrregullime mendore. Ndërkaq tashmë konfirmohet se e fejuara e tij ishte me urdhër – mbrojtje nga Gjykata në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Artikuj të tjerë

Back to top button