29 vjeçarja nga Peja, raporton në Polici ish-bashkëjetuesin e saj për dhunë sistematike fizike, psiqike dhe kanosje me armë zjarri

Nje gjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Pejes, ku një person dyshohet se kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Një vajzë 29 vjeçare ka raportuar në polici pas ndarjes me ish bashkëjetuesin e saj se I.R 36 vjeçar, me të cilin kishte jetuar rreth tre muaj e gjysmë, e kishte dhunuar vazhdimisht, dhe më e rënda e kishte kanosur me armë zjarri, duke i’a rrezikuar jetën.

Pas ndarjes e reja i’u drejtua Policisë, ku personi i dyshuar është arrestuar dhe rasti është inicuar si “dhunë në familje”, ndërkaq Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti do të trajtohet tutje për t’i grumbulluar të gjitha provat e nevojshme lidhur me pretendimet e viktimes.

Artikuj të tjerë

Back to top button