Një puçërr në fytyrë u bë shkak i mjekimit por trajtimi i gabuar dyshohet se i solli vdekjen pacientës nga Klina

Shkak i puçrrës, Albona Morina nga Rixheva e Klinës bashkë më burrin e saj, pasditen e së premtes shkuan në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza’’ në Klinë, ku pas konsultës me infektologun, 43 vjeçares iu përshkrua një infuzion

Por ky infuzion, sipas këtij institucioni shëndetësor, nuk i ndikoi aspak mirë ku më pas dyshohet se u shfaq një alergji e cila më pas i’a shkaktoj vdekjen

Rrugën deri në Spitalin e Pejës, këta e bënë nën asistencën e policisë, pasi në autoambulancë nuk funksionoi pajisja e sinjalizimit.

Përkundër kësaj, në Spitalin Regjional të Pejës, viktima mbërriti pa shenja jete. Këta më pastaj i thirrën organet e hetuesisë që të merren me rastin.

Hetimet i filloi menjëherë Prokuroria e Pejës, ndërsa varrimi i së ndjerës u bë pasditen e kësaj të shtune në Rixhevë të Klinës.

Artikuj të tjerë

Back to top button