87 milionë euro për Ministrinë e Mjedisit, 65 milionë për investime kapitale

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se për vitin 2027, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 65 milionë euro janë paraparë për investime kapitale.


Sipas saj, buxheti i Kosovës për vitin 2027 arrin vlerën rekord prej 4.27 miliardë eurosh.
“87 milionë euro për MMPH-në, 65 milionë euro për investime kapitale!”, ka shkruar Pacolli

Ajo ka theksuar se ky buxhet do të mundësojë realizimin e projekteve të reja në dobi të vendit.
“Ky buxhet do të na mundësojë të realizojmë shumë punë e projekte të reja në dobi të Kosovës. Shumë punë përpara!”, ka deklaruar Pacolli.

Artikuj të tjerë

Back to top button