Ballina

U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë

Zubin-Potoku do të bëhet me stacion të ri të Policisë së Kosovës. Të martën u vu gurthemeli.
Për këtë objekt janë ndarë 1.1 milionë euro.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky objekt do të jetë burim i sigurisë për qytetarët në këtë zonë.

“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim. Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, shkroi në Facebook Sveçla në Facebook.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button