OVL UÇK dënon ashpër vendimin e Speciales që refuzoi provat e krimeve serbe në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një reagim të saj, e dënon ashpër vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar shumicën e provave që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ky veprim është i papranueshëm dhe përbën një tjetër dëshmi të qasjes së njëanshme të kësaj gjykate, e cila po përpiqet ta paraqesë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës jashtë kontekstit të saj historik, duke mohuar krimet që sollën shkatërrim dhe gjenocid në vend, thotë OVL-UÇK.

”Të shpallësh të “parëndësishme” dëshmitë për masakrat dhe krimet serbe, do të thotë të mohosh të vërtetën dhe dhimbjen e një populli që luftoi për liri. Kjo është një fyerje për drejtësinë dhe kujtesën historike të Kosovës”.

Ky vendim i padrejtë sipas organizatës së veteranëve të luftës, është edhe një arsye më shumë për të protestuar dhe për të ngritur zërin kundër kësaj padrejtësie që po u bëhet çlirimtarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button