
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në takim, Krasniqi thotë se biseduan për zhvillimet politike në vend.
“Kënaqësi të pres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë. Mirë se erdhët në Kosovë, z. Ambasador dhe suksese në misionin tuaj të ri!”, thotë Krasniqi.



