Kosovare Asllani me 200 paraqitje për Suedinë

Në stadiumin legjendar Ullevi në Göteborg, futbollistja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, shkroi historinë duke arritur shifrën 200 paraqitje me përfaqësuesen e Suedisë gjatë sfidës ndaj Spanjës, e cila përfundoi 0:1 për mysafiret.

Edhe pse Suedia nuk arriti rezultat pozitiv, kjo është një arritje e madhe personale për Asllanin, e cila vazhdimisht ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim për ekipin kombëtar suedez.

Karriera e saj e suksesshme është frymëzim për lojtarrt e reja të cilat pretendojnë që një ditë të luajnë në nivele të larta të futbollit evropian dhe botëror.

Artikuj të tjerë

Back to top button