Policia konfiskon tre patentë-shoferë, shkak tejkalimi i shpejtësisë

Njësitet e Trafikut të Policisë në Prizren, i kanë sekuestruar tre patentë shoferë, pasi ngasësit e automjeteve bënë shkelje të rënda të kufizimit të shpejtësisë.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, operacioni u realizua më 29 dhe 31 tetor 2025, duke përdorur vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik.

Gjatë kontrolleve në zonën me shpejtësi të kufizuar 50 km/h, janë regjistruar shpejtësi prej 104 km/h, 107 km/h dhe 140 km/h.

Dy shoferë janë gjobitur me 500 euro, kanë marrë 5 pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i mjetit për 6 muaj, ndërsa një shofer tjetër është gjobitur me 300 euro, ka marrë 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 3 muaj.

Organet e rendit po ashtu kanë bashkëngjitur fotografi, video-incizime dhe fletëparaqitje zyrtare të kundërvajtjeve.

Autoritetet apelojnë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë rrugore.

Artikuj të tjerë

Back to top button