
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencë e radhës ku ka shpalosur ecurinë e procesit zgjedhor.
Kryetari Kreshnik Radoniqi, deklaroi se numri i votuesve nga 95 për qind e vendvotimeve ka shkuar në 223 mijë e 666 qytetarë, apo 20.78 për qind.
Radoniqi theksoi se nuk është shënuar ndonjë incident që do ta rrezikonte besueshmërinë e procesit zgjedhor.



