Estrada në zi: Artistët zemërthyer pas vdekjes së Shpat Kasapit

Në moshën 40-vjeçari, si pasojë e sulmit në zemër, humbi jetën artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e këngëtarit, mes tyre edhe ish-gruaja, Selvija, e cila bëri të ditur se Shpati vdiq në Itali, atje ku bashkë kishin shkuar për shërimin e djalit të tyre,

Pas këtij lajmi të kobshëm, artistët dhe figurat më të njohura shqiptare, kanë reaguar duke shprehur ngushëllime për ikjen e hershme të Shpatit.

Alaudin Hamiti, Skerdi, Poni, Big Basta, Vesa Luma, Stresi, Teuta Selimi dhe të tjerë, janë shprehur zemërthyer për këtë lajm të dhimbshëm.

Artikuj të tjerë

Back to top button