Ditë më parë u përfshi në një konflikt, dalin detaje të reja mbi vrasjen e biznesmenit

Policia ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në zonën pranë vendit ku u ekzekutua biznesmeni.

Burime bëjnë me dije se pak ditë më parë viktima dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt.

43-vjeçari kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte një “Audi” ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së dielës kur 43-vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa ndodhej në makinë pranë biznesit të tij.

Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Edmond Mëhalla.

Artikuj të tjerë

Back to top button