Vrasje në tentativë në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuarit

Një vrasje në tentativë ka ndodhur pak më parë në Pejë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një person, ndërsa i dyshuari në këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia është duke mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme.

I dyshuari në këtë rast është identifikuar, kurse viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button