
Pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave mëngjesin e datës 22 Dhjetor, situata ka eskaluar në sulm fizik dhe tentim për përdorim të mjetit të fortë.
Në këtë rast janë përfshirë dy vëllezër,të cilët dyshohen se kanë sulmuar ankuesin A. O.
Sipas deklarimit të ankuesit në Stacionin Policor të Podujevës, pas ndalimit të dy automjeteve në rrugë, thuhet se njëri e ka goditur me shuplakë, ndërsa vëllai i tjetër i tij, ka tentuar të nxjerrë një mjet të fortë “pajser” nga bagazhi i veturës.
Situata është neutralizuar falë ndërhyrjes së kalimtarëve të rastit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë të konfliktit.
Në lidhje me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar okular, A.O i cili ka konfirmuar versionin e ankuesit, duke deklaruar se ka parë goditjen me shuplakë dhe tentimin për marrjen e mjetit të fortë.
Njëri nga të dyshuarit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar goditjen me shuplakë, por ka mohuar tentimin për përdorimin e pajserit.
Ndërkohë, i dyshuari tjetër nuk është hasur në shtëpinë e tij dhe vijon kërkimi.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin dhe është urdhëruar inicimi i kallëzimit penal.



