Dënohen me nga 12 vjet burgim vëllezërit që rrahën brutalisht dhëndrin e tyre në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me nga 12 vjet burgim vëllezërit Adem dhe Besnik Bulliqi, për rrahjen që kishin organizuar ndaj S.S vitin që shkoi.

Ky rast ishte iniciuar si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, pasi kishin goditur me mjete te forta dhëndrin e tyre, duke e lënë pa ndjenja në një pishinë afër shtëpisë së tij.

Megjithatë, në seancën e 18 dhjetorit, vëllezërit kishin mohuar se qëllimi ishte vrasja e dhëndrit.

Vëllezërit shprehen se kishin shkuar në shtëpinë e tij për të biseduar për një kontest pronësor.

Artikuj të tjerë

Back to top button