Ambulanca Specialistike KosovaMed uron Krishtlindjet: Shëndeti juaj është prioriteti ynë

Ambulanca Specialistike KosovaMed ka përcjellë një mesazh urimi për Krishtlindje, duke u dëshiruar qytetarëve ngrohtësi, paqe dhe shëndet në çdo hap të jetës.

Në urimin e saj, KosovaMed thekson rëndësinë e dashurisë, harmonisë dhe kujdesit për njëri-tjetrin, duke vënë në pah se shëndeti dhe familja janë dhuratat më të çmuara që mund të kemi.

“Stafi ynë mjekësor është gjithmonë pranë jush, edhe gjatë festave, për t’ju ofruar mbështetje dhe kujdes të sigurt për ju dhe të dashurit tuaj,” thuhet në mesazhin e tyre, duke ftuar qytetarët të festojnë me zemër të qetë.

Ambulanca Specialistike KosovaMed rikujton se mbetet në shërbim të pacientëve edhe gjatë ditëve festive, ndërsa për informata dhe ndihmë qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: 043 718 000 dhe 043 719 000.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button