Kryetari i Listës Serbe: Pres që këto zgjedhje të jenë demokratike

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek ka deklaruar se pret që këto zgjedhje parlamentare të jenë të qeta dhe demokratike.Pasi ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Mitrovicën e Veriut, ai ka apeluar qytetarët që të dalin të votojnë. “Pres që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike. Apeloj tek qytetarët tanë që në numër sa më të madh që të dalin e të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe t’i zgjedhin ata që do t’i perfaqesojnë neser, perkatësisht t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtë”, ka thënë Elek.


Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek ka deklaruar se pret që këto zgjedhje parlamentare të jenë të qeta dhe demokratike.Pasi ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Mitrovicën e Veriut, ai ka apeluar qytetarët që të dalin të votojnë.

“Pres që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike. Apeloj tek qytetarët tanë që në numër sa më të madh që të dalin e të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe t’i zgjedhin ata që do t’i perfaqesojnë neser, perkatësisht t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtë”, ka thënë Elek.

Sot, më 28.12.2025, në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku qytetarët po votojnë për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Përndryshe, kjo shënon herën e katërt që kosovarët votojnë këtë vit, duke përfshirë edhe dy raundet e zgjedhjeve lokale.

Qendrat e votimit hapen në 07:00 të mëngjesit, mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button