Në BBVK, ndizet alarmi, shkak mungesa e higjenës në ambientin e shtëpisë

Prej kohësh, higjiena brenda shtëpisë së BBVK është temë jo vetëm brenda por edhe jashtë.

Ndjekësit e formatit janë duke komentuar me të madhe mungesën e kujdesit nga banorët për hapësirën e përbashkët.

Pamje të ç’rregullta, dysheme e papastër dhe mbeturinat janë bërë pjesë e tablosë së shtëpisë luksoze, ndërsa vëllai i madh ka vendosur se nuk do të tolerojë situatën për më gjatë.

Pas disa vërejteve të njëpasnjëshme, pak minuta më parë është lëshuar alarmi në shtëpi.
Vëllai i Madh iu komunikoi banorëve se i zbret 2 mijë euro nga çmimi i madh, duke e çuar atë në 171,000 euro aktualisht.

Paralajmërimi u bë që nëse nuk ka reflektim, vendimi për zbritje nga çmimi i madh do të aplikohet çdo të diel.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button