Cfare dihet deri tani për substancën “Acrylamide” e cila u gjet në produktin e kafesë “Prince Caffe”

Në fillimin e vitit 2026, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njoftoi se kishte pranuar një njoftim nga sistemi i alarmimit të shpejtë (RASFF) të Komisionit Europian, për praninë e kimikatit të quajtur “Acrylamide” në produktin e kafesë të nisur nga Kosova për në Kroaci.
Fillimisht sipas kompanisë, produkti është deklaruar gabimisht si “kafe”, në fakt në realitet theksohet të ketë qenë “pije kafeje e përzier me përbërje bimore”.
Inspektorati Shtetëror i Kroacisë kishte konfirmuar praninë në nivel të lartë të substancës “Acrylamide” në dërgesën e nisur nga Kosova, duke thënë se analizat e kryera në laborator kanë konstatuar se kjo substancë ka nivel më të lartë të pranisë se sa e lejojnë rregulloret e BE-së.
“Dhe duke u bazuar në përfundimet e këtij vlerësimi, është konstatuar se konsumimi i serisë së testuar të kafesë paraqet rrezik për shëndetin e konsumatorëve për shkak të kontaminimit me Acrylamide dhe nuk janë plotësuar kushtet për vendosje në treg”, thuhet në njoftimin.
Ndërsa sipas AUV-it Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, nga analizat e deritanishme, nuk është vërejtur se produktet e kafesë që janë në Kosovë, nuk janë të sigurta për konsum.
Sipas Komisionit Evropian, EFSA konfirmohet nga të dhënat publike se “Acrylamide” është një substancë kancerogjene.



