Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Ferizaj

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar ngacmim seksual ndaj një femre.

Policia njofton se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij

“17.01.2026 është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës f/k, të cilën dyshohet se sistematikisht, në vende-lokacione dhe momente të ndryshme kohore e ka detyruar që të shikoj materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij. I dyshuari po ashtu dyshohet se e ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. Gjatë intervistimit i dyshuari ka mohuar pretendimet e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Artikuj të tjerë

Back to top button